Të gjithë të bashkuar kundër dopingut: Njëzëri kundërshtohet fuqishëm kjo dukuri

Të gjithë të bashkuar kundër dopingut: Njëzëri kundërshtohet fuqishëm kjo dukuri

Nën ligjërimin e Dr. Bernard Tahirbegolli – koordinator në agjensionin anti-doping, KosAda – u zhvillua seminari (në Zoom) që pati theks të veçantë edukimin kundër dukurisë së dopingut, njofton FVK, transmeton Periskopi.

Në këtë seminar morën pjesë rreth 20 përfaqësues të klubeve të volejbollit nga Superliga, Ligave të Para dhe Kategorive të Reja.

U diskutua rreth rolit të KosAda në luftimin e dukurisë së dopingut në sportin kosovar, si dhe u njoftua rreth substancave dhe metodave të ndaluara nga WADA për vitin 2022. Procedurat e testimit për kontrollë të dopingut ishte gjithashtu një temë tjetër e shtjelluar, derisa të pranishmit njëzëri treguan gatishmëri që t’i bashkohen luftës kundër dopingut.

Temat e shtjelluara në seminarin e sotëm 13.12.2021:

⚫ Kush është WADA dhe çka janë politikat anti-doping?
⚫ Kush është KosAda dhe për çka është përgjegjëse?
⚫ Lista e substancave dhe metodave të ndaluara nga WADA për vitin 2022
⚫ Procedurat e testimit për kontrollë të dopingut

Shpërndaje në: