Të gjithë e pritën Infantinon, këtij iu desht ta priste Kurtin
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po qëndron në Kosovë sot në një vizitë zyrtare.
Gjatë ditës së sotme, Infantino u prit në aerport nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe më pas takoi krerët e shtetit, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Hajrullah Çekun e Përparim Ramën.
Teksa të gjithë krerët e pritën Infantinon, ky i fundit u desh ta priste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, shihet Infantino duke e pritur për ta takuar Kurtin.
Në takim me Osmanin, presidentja e vendit e priti para zyrës së saj, kurse ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku doli jashtë objektit të ministrisë për ta pritur.