Të gjithë e kemi personin që na ka lënduar aq shumë, saqë na ka ndryshuar përgjithmonë
Jeta është e bukur dhe shpeshherë na mëson leksione të vlefshme.
Ne takojmë mijëra njerëz përgjatë jetës sonë. Nëse jeni me fat, shumica prej tyre do t’ju lënë përshtypje të mirë, do t’ju sjellin lumturi, respekt dhe dashuri.
Sidoqoftë, duket sikurse askush nuk mund ta parandalojë që të lëndohet të paktën një herë në jetë.
Të gjithë e kemi një person që na ka lënduar aq shumë, saqë na ka ndryshuar përgjithmonë.
Por, jeni ju që vendosni a dëshironi t’i shëroni plagët e hapura dhe të ndërtoni jetë të re.
Nëse ndiheni të lënduar dhe tradhtuar, shërimi dhe zhvillimi fillon kur e kuptoni se nuk jeni të dëmtuar, por lidhja juaj është e dëmtuar.
Është e rëndësishme ta kuptoni se çfarë jeni duke ndjerë – dëshpërim, pikëllim, padrejtësi, neveri.
Nëse i shtypni këto ndjenja, ato do të dalin prapë si kërpudha në ndonjë fazë dhe do t’jua shtypin energjinë duke jua dëmtuar tërë jetën.
Prandaj, jepeni më të mirën që ta largoni këtë negativitet në mënyrë që ta filloni procesin e shërimit dhe zhvillimit.
Në këtë mënyrë, ju do të jeni të aftë të dashuroni dhe të bëni jetë të përmbushur – pastaj ju ndjekin edhe lidhjet e shëndetshme. /Telegrafi/