Të gjithë artistët që i dolën në krah Elvana Gjatës
Elvana Gjata ka bërë mbrëmë reagimin e parë pas gjithë ndodhive pas natës finale të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH.
Elvana Gjata padyshim është artistja më e komentuar e fillimit të kësaj jave, pasi ajo nuk arriti të shpallej fituesja e Festivalit të Këngës, me këngën “Me tana”, festival ky që përzgjedhë këngën që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Kështu, e zhgënjyer nuk mbeti vetëm artistja por edhe shumë përkrahës e fansa të saj shqiptarë, dhe fansat e huaj të këngës ‘Me tana’, të cilët ishin të mendimit se pikërisht kjo është kënga me të cilën Shqipëria duhet të marrë pjesë në Festivalin Evropian, për të thyer monotoninë e baladave me të cilat prezantohet secilin vit.
E pas shumë polemikave dhe reagimeve të shumta që kanë vërshuar rrjetet sociale sidomos, gjatë ditës së hënë, Elvana mbrëmë ka bërë një shkrim, ku thotë ndër të tjera se ajo “ka mbtur më se e gëzuar për gjithë përkrahjen dhe pëlqimin që ka marrë kënga nga publiku, e që ndjehet e lumtur që të gjithë kanë vallëzuar e kërcyer e kënduar me ‘Me tana’”.
Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses?! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal?U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!
Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja???
Kështu, komentet e kanë ‘vërshuar’ postimin e artistes, ku bie në sy edhe përkrahje publike nga fytyra të njohura të artit dhe ekranit shqiptar.
Artistë që kanë reaguar edhe në profilet e tyre pasi Elvana ka marrë vendin e dytë, por edhe të famshëm të tjerë i kanë dhënë përkrahjen koleges së tyre, duke treguar kështu hapur se ata ishin për fitoren e saj.
Emra si Ledri Vula, Eleni Foureira, Kida, Ermal Fejzullahu, Samanta e Emina Çunmulaj, e shumë të njohur të profesioneve të ndryshme, i kanë dërguar zemra në formë të përkrahjes këngëtares.