Të gjitha vajzat “shkrihen” pas tij, mësoni se cili reper është djaloshi në foto
Reperi i njohur shqiptar ka hapur arkivat e fëmijërisë.
Reperi Getinjo është një emër mjaft aktiv në estradën shqiptare dhe njëherësh edhe në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Ai vazhdimisht ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, ndërsa asnjëherë nuk harron periudhën kur nuk ishte i famshëm.
Reperi kohë pas kohe publikon fotografi, përmes së cilave kujton vitet e kaluara dhe shprehet krenar për atë që arriti gjithë këto vite.
Së fundi, Getinjo ka publikuar një fotografi, e cila ishte realizuar në vitet 2005-2006, e shkrepur në periudhën e adoleshencës.
Reperi dukej shumë ndryshe në atë kohë, ndërsa e ka quajtur veten “origjinal”.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Getinjo është “El Chapo”, në duet me vëllanë e tij, Mozzikun.