“Të fusim edhe Luiz Ejllin” – Altin Lala bën batutën epike teksa po zbulonte formacionin e vitit në Shqipëri
“Big Brother Mania” edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që u organizua sonte nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala bëri një batutë në lidhje me personazhin e momentit në Shqipëri, pasi lexoi 11 futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas.
“Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother”, u shpreh Lala duke buzëqeshur, shkruan “Supersport”.