“Te Franca e kërkuan Canën”, babai i Lorikut: Iu deshën vetëm 10 minuta ta zgjidhte Shqipërinë
Agim Cana ka rrëfyer në dokumentarin “Lorik”, i cili i transmetua sot në “Supersport News” zgjedhjen e djalit të tij për të përfaqësuar Shqipërinë.
Babai i kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare tregon se Rajmond Domenek e kërkoi personalisht Canën te Franca, por Lorikut i janë nevojitur vetëm pak minuta për të zgjedhur ngjyrat kuqezi.
“Rajmond Domenek më kërkoi personalisht që të bëhej pjesë e U21-shit të Francës. I thashë të më jepte kohë. Më la 3 ditë kohë. I thashë Lorikut dhe u deshën vetëm 10 minuta për të vendosur. Ishte dëshira e tij dhe e jona që të vishej kuqezi”, ka treguar Agim Cana.