Të famshëm që kanë pranuar që kanë penis të vogël
Enrique Iglesias para disa vitesh pranoi që e kishte të vogël…e kuptoni ju. Por nuk është i vetmi i famshëm që flet për përmasat e vogla.
Enrique Iglesias
Babai i tij mburret me femrat që ka dashur, por Enrique Iglesias ka një qasje shumë më modeste. Gjatë një interviste për një televizion australian pesë vjet më parë, këngëtari 40-vjeçar dha deklaratën më të përulur të të gjitha kohërave kur pranoi “unë kam penisin më të vogël në botë”. Nuk po bënte shaka. Në vitin 2005, Iglesias në një intervistë për Houston Press ka thënë diçka të përafërt. “Produkti tjetër që do i vë emrin tim është një prezervativ extra-small. Nuk gjej dot kurrë. Është shumë e sikletshme, e di…nga përvoja.”
Ashton Kutcher
Një ish-e dashur e nxehur që flet live në televizion është e rrezikshme. Vite më parë David Letterman pyeti Brittany Murphy çfarë mendonte për martesën e Ashton Kutcher-it me Demi Moore. Përgjigjja e saj ishte shokuese. “Mendoj që pika më e rëndësishme e marrëdhënies së tyre është që ai nuk e ka problem moshën dhe ajo nuk i ka problem përmasat.” Murphy donte ta shuante atë zjarr duke thënë që po bënte shaka. Kutcher nuk bëri koment. Një vit më pas kur Brittany u nda nga jeta, ai shkroi që “bota humbi pak dritë dielli”.
Jude Law
Në vitin 2005, disa javë pasi Jude Law pranoi që kishte pasur një marrrëdhënie me dadon, bota pati një pamje të qartë të Jude lakuriq të fotografuar në plazh. Page Six e New York Post nuk dukej e shokuar. Ajo shkruante që penisi i vogël i aktorit ishte shumë i dukshëm. “Ai nuk është sigurisht Tommy Lee”, kishte shtuar një publicist që kishte parë fotot, duke iu referuar ish-bashkëshortit të Pamela Anderson, të komentuar, pas një videoje, për përmasat.
Nick Lachey
Një tjetër rast kur mashkulli përflitet nga ish-e dashura, pas ndarjes. Në vitin 2006, Jessica Simpson tha në një intervistë që penisi i vogël i Nick ishte problem dhe herën e parë kur kishin kryer marrëdhënie seksuale ajo nuk kishte ndier asgjë dhe duhej të shtirej, por sërish e donte atë. Nick e kaloi pa asnjë koment. Ai u martua në korrik 2011 me Vanessa Minnillo.
Tom Arnold
Pasi u nda nga Tom Arnold, Roseanne Barr tha në një emision televiziv që ai kishte një penis 7.5 cm të gjatë, por Arnold ka një sens të mrekullueshëm humori. “Çfarë është e vogël? Edhe një 747 është i vogël nëse shtrihet në Grand Canyon”, tha ai, por më vonë ka bërë paqe për këtë argument në librin e tij duke shkruar. “Penisi im është Ok. Ndoshta sepse unë shtirem sikur është i vogël. Dhe kur dikush e pret të vogël dhe sheh që është mesatar, impresionohet.”
Shia Labeouf
Duke folur për një intervistë për PlayBoy, Shea Labeouf tregoi që kur do humbte virgjërinë kishte krijuar një skenë që e kishte parë në filmat porno, por e kishte vështirësuar shumë punën. “Unë nuk jam as ekstremisht i bekuar me përmasat dhe sigurisht nuk ishte ajo mënyra e duhur”, ka thënë.
Mick Jagger
Nuk janë vetëm ishet që godasin nën brez. Në memuarin e tij të njohur, Life, Keith Richards ka shkruar edhe për Mick Jagger. “Marianne Faithfull nuk argëtohej me mikun e tij të vogël…”Ish-gruaja e Mick-ut Jerri Hall, doli menjëherë në skenë për të mbrojtur nderin e Sir Mick-ut. “Mick është i pajisur mirë. Unë duhet ta dija, kam qenë me të për 23 vjet”, ka thënë ajo në Radio BBC 2.
Napoleoni
Që kur iu hoq për një autopsi në vitin 1821, penisi i Napoleonit është bërë objekt legjendash, por jo shumë të bukura. I ekspopzuar në një ekspozitë në New York ai tërhoqi vëmendjen e Time-s që e përshkruante si shumë të vogël. Më pas ai u ble nga një mjek që nuk e ekspozoi kurrë, por më vonë të bijat ia treguan biografit të Napoleonit i cili e përshkruan ekstremisht të vogël.