Të dyshuarve për dhunimin në rastin e 11 vjeçares iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarve për dhunimin në rastin e 11 vjeçares iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Katër të dyshuarve për dhunimin e vajzës së mitur, rast ky i njohur si “rasti 11-vjeçarja”, sikurse edhe tre të pandehurve tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila vendimin e ka marrë në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 24.02.2025 ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H”.

“Të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H. ju është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj për secilin, përkatësisht deri me datën 26.05.2025”, ka konfirmuar gjykata për Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Në njoftim u tha se “masa e paraburgimit iu është vazhduar edhe tre të pandehurve të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë çështje penale”.

Kujtojmë se vajza e cila në moshën 11-vjeçare u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, dyshohet se u dhuna sërish gjatë këtij fillimviti.

Siç raportohet dyshohet se e mitura u dhunua në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur.

Siç pati marrë vesh televizioni, numri i të dyshuarve ka qenë dyshifror.

Gjithnjë sipas burimeve, dyshohet se vetëm për një natë, plot tetë burra kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Dhunimi i të miturës rreth tre vjet më parë, kishte nxitur protesta masive në Prishtinë.

Shpërndaje në: