Të dyshuarit për vrasjen në Vushtrri i është konfiskuar një psitoletë dhe një armë e gjatë

Të dyshuarit për vrasjen në Vushtrri i është konfiskuar një psitoletë dhe një armë e gjatë

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e A.Z, 19-vjeçar në Vushtrri.

Periskopi ka raportuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasje është Bleon Dibrani.

Në njoftimin e Policisë lidhur me arrestimin e tij është konfirmuar se atij i janë konfiskuar pistoletë dhe arma e gjatë.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.  Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, ka thënë ai.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Vushtrri, edhe ai është 19 vjeçar

 

Shpërndaje në: