Të dyshuarit për vjedhjen në Veternik iu amputua këmba për shkak dëmtimeve të rënda

Më 1y mars, ka ndodhur një grabitje në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, që po transportonte para.
Si pasojë e grabitjes ka mbetur i plagosur Millosh Vukojeviq në këmbë dhe në gjoks.
Klan Kosova duke u thirrur në burimet e tyre raporton se: ‘ të plagosur serb, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, po ashtu të njëjtit të enjten i është amputuar këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar’.
Gjendja e të plagosurve nga në rastin e grabitjes në Veternik vazhdon të jetë stabile.
Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar./Periskopi/
Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë