Të dukesh bukur dhe me stil gjatë shtatzënisë, cilat janë trajtimet estetike që mund të provoni
Në shtatzëni nuk është e mundur që gjithmonë të jemi në formë dhe me stil. Përveçse stresit të shtimit në peshë, por edhe se rrobat që kemi në dollap nuk na bëjnë. Asnjë femër nuk do të donte që ta lëshonte veten në një prej periudhave më të bukura të jetës, e sidomos kur e ka herën e parë. Por, sigurisht që periudha e shtatzënisë është më delikatja dhe kujdesi për veten nuk duhet të jetë si zakonisht. Produktet dhe trajtimet estetike duhet të jenë sa më të zgjedhura dhe bimore pa përmbajtje amoniaku apo lloje të tjerash për shkak se ndikon në proçesin e zhvillimit të fëmijës. Ja disa nga idetë se si të jemi në formë dhe pa rrezikuar shëndetin e bebit.
Qimet e shumta janë armiqtë e femrës, por në shtatzëni është jo i këshillueshëm dylli. Më mirë të përdorni briskun, sepse shumë femra shtatzënë vuajnë nga kapilarët e dobët dhe dylli, nëse është i ngrohtë, mund të përkeqësojë situatën.
Duhet të evitoni dhe depilimin me lazer, sepse nuk janë të sigurt mbi shëndetin e fetusit. Në shtatzëni nuk është gjithmonë e mundur të përdorni të njëjtat produkte që aplikohen para se të mbeteshit shtatzënë.
Për të hidratuar trupin është e preferueshme të përdorni vajra natyralë si ai i bajameve.Për fytyrën më mirë të evitoni kremrat dhe substanca të tjera sintetike. Mund të përdorni kremrat biologjikë ose me vitamina.
Në shtatzëni nuk këshillohet përdorimi i parfumit, sepse janë të pasura me substanca që mund të provokojnë reaksion alergjik. Më mirë të hidhni parfumin mbi rroba, sesa direkt në lëkurë ose të zgjidhni një parfum të përbërë nga uji dhe vajra esencial natyralë.
Janë disa klishe të cilat shpesh i frenojnë gratë shtatzëna të kujdesen siç duhet për veten. Sigurisht që ato nuk mendojnë më për veten, por për fëmijën që po rritet në bark dhe çdo gjë që dëgjojnë apo edhe lexojnë mundohen ta vendosin në zbatim. Lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë është një tjetër hap i “ndaluar” për shkak se bojrat përmbajnë përqindje amoniaku dhe nuk është mirë për zhvillimin e bebit.
Por, çfarë thonë mjekët në lidhje me këtë?
Sipas tyre gruaja mund të lyejë flokët edhe gjatë shtatzënisë, me kusht që të përdorë produkte që nuk përmbajnë substanca alergjike dhe toksike. Ata gjithashtu i japin “rrugën e lirë” edhe lyerjes së flokëve me fije, por vetëm në rast se boja nuk do të prekë lëkurën. Zakonisht nëna e re pasi pohon shtatzëninë me anën e testit, heq dorë nga çdo trajtim që mund të bëhet në parukeri, lexon me vëmëndje çdo etiketë që ndodhet brenda kutisë së një boje flokësh etj./BURIMI ”PËR NËNAT”