Të dhënat e fundit nga KQZ: 11 vendvotime ende pa u procesuar, rezulatet të papërditësuara prej dje

Të dhënat e fundit nga KQZ: 11 vendvotime ende pa u procesuar, rezulatet të papërditësuara prej dje

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,541 vota apo 40.86%, kur janë procesuar 99.57% të vendvotimeve nga qendrat e numërimit, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara dje në 18:32.

Partia Demokratike e Kosovës ka deri tani 183,661 vota, apo 22.04%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 146,815 vota, apo 17.62%.

Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka 62,111 vota, apo 7.45%.

Pasi të numërohen të gjitha votat e rregullta do të nisë numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht.

Sipas rezultateve pothuajsepërfundimtare, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se ndarja e mandateve për partitë shqiptare do të jetë kështu: LVV – 47 deputetë, PDK – 25 deputetë, LDK – 20 deputetë, AAK – 8 deputetë.

Shpërndaje në: