Të depilohesh me dyll, ana e errët për të cilën nuk flet askush

Periskopi.com Zoya

Sa herë ju ka ndodhur t’i thoni vetes ”Po e shtyj edhe pak depilimin, fundja dimër është e nuk më sheh njeri”?

Me siguri po e mendoni edhe tani që po lexoni këtë artikull, por edhe pse jeni në stinën ndodshta më pak impenjative përsa i përket trajtimit të lëkurës, higjiena nuk duhet lënë pas dore.  E vërteta është se depilimi ka pjesën e vet të rrezikshme, sepse mund të ҫojë deri në probleme të mëdha të lëkurës: djegie, infeksione të ndryshme të qimeve etj. Por, ka edhe një anë të errët, e cila do të na mbajë të gjithave larg salloneve të depilimit.

Thjesht dhe vetëm nga një depilim mund të marrësh sëmundje të rënda. Dermatologia Jessica Krant, MD, thotë se depilimi në sallone, shpeshherë është mjaft i rrezikshëm: “Çdo infeksion që kërkon kontakt për t’u përhapur mund të kryhet lehtësisht nga ndonjë dëmtim i lëkurës. Problemet mund të jenë vërtet serioze, duke filluar që nga infeksionet sipërfaqësore e deri tek ato më të mëdhatë që duken vetëm me anë të mikroskopëve, sepse nuk janë të dukshme në sipërfaqe. Herpes, HPV (lythat gjenitale dhe deri te kanceri i qafës së mitrës), HIV, apo STI dhe të tjera janë sëmundje të rëndë që vijnë si pasojë e traumave të lëkurës.”

Infeksione të tmerrshme mund të krijohen sidomos në zonën e bikinit, thekson Krant. “Depilimi sidomos në zonën e bikinit, ku qimet dalin nga zona delikate, rrit rrezikun jo vetëm të prekjes nga sëmundje të lëkurës, por edhe të STI”, – sqaron Krant. “Me fjalë të tjera, tërheqja e qimeve nga këto zona rrit rrezikun që poret e lëkurës të mbushen me disa baktere që nuk duhet të hyjnë kurrë në lëkurë. Ato mund të shkaktojnë infeksione, madje edhe celulit të thellë në shumë raste.”

Kështu, përfundimisht, qëndro sa më larg depilimit në këto mënyra. Thjeshtë përdor metodën me brisk ose lëri qimet të rriten natyrshëm. Ҫ’rëndësi ke nëse ke qime në lëkurë, është një proces natyral që e kanë të gjithë. Por nëse vërtet nuk mund të heqësh dorë nga depilimi, përpiqu ta bësh atë një herë në muaj dhe në shtëpi, është shumë më higjienike sesa të shkosh në një sallon estetik.

Nëse nuk e përballon dot dhimbjen e debilimit në shtëpi, gjithmonë bëj një kontroll para se të shkosh në sallon dhe sigurohu që është një vend i pastër në mënyrë që t’i shmangësh të gjitha rreziqet e sipërpërmendura.

 

Shpërndaje në: