Të bësh seks dhe dashuri nuk është e njëjta gjë, nga dallojnë të dyja prej njëra-tjetrës?
Seksi përflitet gjithandej, në media, art, politikë, marrëdhënie shoqërore. Megjithatë, ideja që njeriu është një krijesë jetike seksuale ende shihet me përçmim dhe turp prej opinionit të gjerë. Sipas psikologëve dhe terapistëve të marrëdhënieve, seksualiteti i bën shumë mirë jetës dhe shëndetit fizik dhe psikologjik të njeriut, në përfitime që shpeshherë e tejkalojnë dhomën e gjumit.
Por të bësh seks dhe të bësh dashuri, nuk janë e njëjta gjë! Nëse i bën vetes pyetjet e mëposhtme, do të kuptosh se cilit prej dy aktiviteteve të kënaqshme po i kushtohesh në të vërtetë
Po bën seks nëse:
1. Kur e sheh, nuk mendon gjë tjetër veçse të jesh në pozicion horizontal.
2. Nëse mendon për të nuk arrin ta përfytyrosh të veshur.
3. Nuk arrin ta mendosh duke parë filma bashkë, në divan.
4. Do që ta kënaqësh gjatë seksit, por në të vërtetë je e fokusuar më shumë te kënaqësia jote.
5. Nuk je shumë e fokusuar te përkëdheljet e lojërat e ‘panevojshme’.
6. Kur flet për të me mikeshat e tua, nuk të vjen gjë tjetër ndër mend veç cilësive të tij në shtrat.
7. Arrin të jesh shumë, por shumë posesive.
Po bënë dashuri nëse:
1. Të pëlqen të flasësh me të, të shëtisësh, të ushqeheni bashkë, të shihni TV e gjithë gjërat e tjera që të japin kënaqësi.
2. Përkëdheljet e puthjet janë gjëja më e rëndësishme për ty, ke vërtetë nevojë.
3. E përfytyron gjithmonë të veshur dhe të pëlqen kjo gjë!
4. E mendon shpesh të ardhmen me të.
5. Kur flet për të me mikeshat je e zonja të shpikësh edhe cilësi që nuk i ka!
6. Je xheloze!
7. Kur jeni në shtrat bashkë, nuk është vetëm pasion, ëmbëlsia dhe emocionet ndihen nga të dy./Burimi: Vanityfair