Tayna vazhdon të sjell fotografi nga xhirimet e klipit të ri, zbulon pak gjoksin
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor “Magdalena”, në bashkëpunim me Florin.
Këto ditë, rap-artistja ka përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin do të vijë me një paraqitje mjaft atraktive.
Ajo publikoi së fundmi një fotografi tjetër nga prapaskenat, ku shfaqet mjaft provokuese me një kostum dy-pjesësh ngjyrë argjendi.
Me dekoltenë paksa të hapur, reperja dukej mjaft tërheqëse në këto imazhe.Ky është projekti i dytë muzikor i Taynës që ajo do të publikojë për këtë vit.
Ajo përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Moona”, të cilën e solli gjatë muajit janar në bashkëpunim me L’Algérino.
View this post on Instagram