Tayna thotë se ka alergji nga teshat
Reperja e njohur Tayna vazhdon të jetë një nga emrat e shumë komentuar në mediat rozë.
Ajo së fundmi solli bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Mozzik, këngën “Edhe ti” e cila është pritur tejet mirë nga masa.
Ndërkohë, Tayna, 23-vjeçare, po vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe apo statuse të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, reperja nga Prizreni shkroi në Instagram disa fjalë, duke treguar se është tëra natyrale dhe nuk i pëlqen rrobat, përcjell Telegrafi.
“Jam krejt natyrale, dhe ohh jam po ashtu alergjike në rroba”, shkroi Tayna.
Me këtë, ajo sikur deshi të thotë se i pëlqen më shumë të shfaqet e ekspozuar, duke treguar trupin e saj në paraqitjet skenike.