Tayna merr vëmendjen e fansave me poza atraktive nga fotosesioni i ri
Tayna solli të tjera imazhe nga seti i ri fotografik.
Tayna ditët e fundit ka qenë shumë aktive me imazhe të reja, në të cilat erdhi shumë joshëse.
Kësaj radhe, ajo pozoi e mbështjellur vetëm me një pallto, duke vënë në plan të parë këmbët seksi teksa u fotografua e ulur.
“Sezoni i qebes”, ka shkruar ajo sipër këtyre imazheve, në të cilat shfaqet shumë joshëse me pak rroba në trup.
Në fotografitë që i publikoi para pak ditësh, ajo u shfaq gjysmë e zhveshur dhe tha se për këto imazhe artistike është inspiruar nga Dua Lipa.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Tayna titullohet “Qe qe”, këngë që u publikua gjatë muajit gusht.