Tatuazh në shqip: Rita Ora e shkruan ‘zog’ në qafë (Foto)
Rita Ora numëron një numër të madh të tatuazheve në trupin e saj, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarja e hitit “Anywhere” ka vendosur që të bëj edhe një tatuazh duke zgjedhur diçka mjaft të veçantë.
Kur Rita ka qenë e vogël nëna e saj me përkedhëli e ka quajtur ‘zog’, dhe këtë fjalë ajo tashmë e ka gdhendur në trupin e saj.
“Kur isha më e re nëna ime @veraora më thërriste ‘Zogi mamit’ që do të thotë zogu i saj i vogël në shqip. Prandaj faleminderit @_dr_woo_ që bëri këtë kujtim me mua, e dua shumë”, ka shkruar Rita Ora.
Për projektet muzikore këngëtarja ende nuk ka paralajmëruar ndonjë të ri, ndërsa para shtatë muajsh ajo lansoi këngën “Ritual” në bashkëpunim me Tiesto.