Tashmë Real Madridit po i mungon Cristiano Ronaldo
Kampionët evropianë nuk mund të mbështeten te golashënuesi i tyre më i mirë për t’i nxjerrë ata nga telashet dhe rrjedhimisht janë në një spirale në rënie.
Real Madridi është më keq këtë sezon se sa ishin në këtë fazë vitin e kaluar. Por pse ndihen kaq ndryshe? Pse ndihet përfundimi për trajnerin Julen Lopetegui? Pse Reali është kaq i pashpresë edhe në këtë fazë të hershme?
E pra, Zinedine Zidane i dha dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një La Liga për një sezon e gjysëm Realit dhe disa lëvdata i meriton edhe ai.
Megjithatë kjo situatë ishte edhe sezonin e kaluar te Los Blancos, por kishte entuziazëm, kishte shpresë për një rikthim.
Dhe ai rikthim u dëshmua sezonin e kaluar, pas asaj finale fantastike në Kiev, ku Reali mposhti Liverpool 3:1 dhe ngriti në qiellë trofeun e Ligës së Kampionëve, për herën e tretë rradhazi.
Reali sfidoi logjikën – falë edhe disa përformancave indivudale, të cilat këtë sezon janë duke munguar.
Mos të harrojmë se në çfarë gjendje ishte Real Madridi sezonin e kaluar – kundër Valencia, Levante, Real Betis, Girona dhe Tottenham, ku pas atyre përformancave të dobëta flitej se Zidane ishte pranë shkarkimit e as që nuk do bëhej fjalë që ta mbronte titullin e Ligës së Kampionëve.
Por kur fiton trofe, çdo rezultat i doptë bie poshte. Kjo i ndodhi vitin e kaluar, pasi fituan Ligën e Kampionëve sërish dhe askush më nuk përmendi fillimin e vështirë të sezonit të kaluar.
Tani për tani, trajneri Julien Lopetegui nuk ka çfarë t’i tregoj tifozëve. Është i humbur në gjithçka, i dorëzuar totalisht.
Edhe më pashpresë bëhet, kur e kupton që në skuadër nuk ke një Cristiano Ronaldo.
Dhe kur bie fjala te portugezi, atëherë edhe sezonin e kaluar kur Reali gjendej në krizën e rezultateve, ai ishte i lënduar. Pra, ai nuk ishte pjesë e dështimeve në fillimin e vitit të kaluar.
Pa të, Reali nuk kishte një pikë reference, nuk kishte një lojtar që mund ta përfundonte ndeshjen. Fatmirësisht për Zidanen, ai u rikthye nga lëndimi dhe ishte vendimtar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Përveç ndeshjes me Tottenham në Wembley, nuk kishte ndeshje që nuk e rregulloi Cristiano Ronaldo.
Ai nisi të vendoste ndeshjen qysh në fazat fillestare, kundër Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe golit heroik kundër Juventus.
Lopetegui është përpjekur ta heqë lojën e Zinedine Zidane dhe të aplikoj një tjetër. Por ai po i paguan pasojat. Reali po ka kontroll të topit më shumë se sa në kohën e Zidane, por është një ‘armë e hapur’ në sulm, pa ide.
Sezoni nisi mirë me golat e Karim Benzema, Gareth Bale dhe Marco Asensio, të cilëve thuhej se i kishte ‘penguar’ Ronaldo, por golat e tyre kanë rënë shpejt. Reali vjen deri tek mundësia për gol, por aty ka probleme, probleme të cilat zgjidheshin kur në skuadër ishte Cristiano.
Ronaldo gjithmonë është akuzuar se shënon gola të lehtë.
Por këto ‘gola të thjeshtë’ që ai shënoi në ligë dhe në Evropë tani i duhen më së shumti Realit. Ato ishin kontribut i jashtëzakonshëm nga një lojtar krejtësisht unik. Nëse ishte aq e lehtë për të shënuar, atëherë pse sulmuesit e Madridit janë duke vuajtur për të shënuar?
Lëvizja e Ronaldos brenda në zonë është e pakrahasueshme dhe prirja e tij për të goditur pa mëshirë – në kohë kritike – ka qenë një element kryesor gjatë gjithë karrierës së tij. Ju kurrë nuk e prisni që ai të humbasë një rast.
Zidane ndihej rehat edhe kur ishte duke humbur, pasi ai e dinte se Ronaldo do ta nxjerrte nga telashet.
Dhe Reali vendosi ta shiste ‘atë që e nxjerrte nga telashet’ çdo herë. Ishte e papritur, por ndodhi.
Largimi i tij ka dëmtuar Realin, por këtë nuk e pranon askush në klub.
Toni Kroos dhe Isco deklaruan se largimi i tij nuk duhet të qahet dhe se Reali mund të bëjë edhe pa të.
Por gjithçka është lojë fjalësh.
“Nuk mund të qajmë për dikë që nuk dëshiron të jetë këtu”, tha Isco të hënën, kur u pyet nëse largimi i Ronaldos nga ekipi i ka dobësuar. Një përgjigje stoike e cila synon të ndryshojë retorikën dhe ta portretizojë Ronaldon si të mundimshëm dhe shkatërrues. Edhe nëse vërtetohet, me siguri që mund të falet duke pasur parasysh se sa shpesh ai ishte në gjendje të vendoste topin në rrjetë dhe të shpëtonte shokët e skuadrës?
El Classico është afër, por gjithçka po niset me frikë në kampin madrilen. Ata nuk e kanë as Ronaldon, as Zidanen, gjë që i bën të besojnë shumë pak te fitorja.
Ata kanë qenë një grup lojtarësh të shkëlqyeshëm të kryesuar nga një trajner karizmatik dhe një sulmues me aftësi të jashtëzakonshme. Tani ata kanë një trajner të vullnetshëm dhe inteligjent që përpiqet të fusë një identitet kolektivi në një skuadër e cila gjithmonë varej nga një yll.
Shkruan: Blendi Bugari