Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëve

Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëve

Ky zbulim i ri rrit shpresat për miliona njerëz që vuajnë nga alopecia, shkaktari kryesor i rënies së flokëve.

Shkencëtarët brazilianë kanë zbuluar se ilaçi që përdoret për artritin, tofacitinib, ndihmon në rritjen e flokëve në vetëm dy muaj. Alopecia është një sëmundje autoimunitare që shkakton acarim dhe, në disa raste, rënie totale të flokëve.

Ekspertët shpresojnë që ky trajtim i ri mund të ndihmojë në shërimin e kësaj gjendjeje dhe gjetjen e  një kure për tullacllëkun.

Hulumtuesit shkencorë tek Spitali Albert Ajnshtajn në Sao Paulo, Brazil, testuan disa lloje ilaçesh tek dy individë që vuanin nga alopecia.

Ata zbuluan se ilaçi tofacitinib, që zakonisht përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, rezultoi të ishte efikas në daljen e flokëve.

Të dy pacientët kishin qenë tullac për 10 vite, si dhe nuk kishin asnjë qime në trup për shkak të alopecisë.

Pasi morën ilaçin tofacitinib çdo ditë për dy muaj, filluan ta rriteshin flokët tek pacientët. Nëntë muaj pas eksperimentit, shkencëtarët thonë se nuk gjetën asnjë të dhënë serioze të efekteve anësore.

Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri t’i hapë rrugë gjetjes së një kure posaçërisht për rritjen e flokëve.

Shpërndaje në: