Tashmë e dimë ku do të luajë Haaland sezonin e ardhshëm, arrin marrëveshje personale me gjigantin evropian

Tashmë e dimë ku do të luajë Haaland sezonin e ardhshëm, arrin marrëveshje personale me gjigantin evropian

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka arritur marrëveshje personale me Chelsean, sipas raporteve.

Sulmuesi norvegjez është një prej futbollistëve më të kërkuar në botë dhe ka qenë shumë i lidhur me një transferim në ‘Stamford Bridge’, teksa ka pasur interesim edhe nga Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid, transmeton Periskopi.

Dhe tash, Ian McGarry potencon se marrëveshja personale është arritur, teksa shton se diskutimet mes dy klubeve rreth çmimit të lojtar po vazhdojnë.

Duke folur për ‘The Transfer Podcast’, McGarry tha: ”Marrëveshja personale me Haalandin është nënshkruar, është vetëm çështje e marrëveshjes për çmimin mes klubeve.”

Haaland raportohet se ka një klauzolë liruese me vlerë 75 milionë euro, por kjo nuk mund të aktivizohet deri në verën e vitit 2022, që nënkupton se klubet do të duhet të paguajnë premium për ta larguar atë nga ‘Signal Iduna Park.’ /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: