Tarkovsky: Koha e vulosur I (pjesë nga libri me të njejtin emër)
Koha është kushti i ekzistencës së unit tonë. Ajo është atmofera jonë ushqyese; ajo vdes atëherë kur ndërpritet lidhja mes ekzistencës dhe kushtit ekzitues, kur vdes individumi, dhe me këtë edhe koha individuale. Megjithkëtë këtu nuk bën të kalohet pa u thënë edhe një gjë: fakti që vdekatari respektivisht vdekja e tij nuk përçohet tek ndjenjat e të tjerëve që vazhdojnë jetën. Ai për ta është i vdekur. Njeriu për tu konstituar si individualitet nuk mund të hyjë në pazarllëk me kohën. Me këtë në asnjë mynyrë nuk mendoj në kohën lineare, pa të cilën s’mund të ketë asnjë veprim, s’mund të bëhet asnjë hap…vetë hapi në instancën e fundit është një rezultat.
Mua këtu më intereson arsyeja me të cilën njeriu ushqehet etikisht. As historia s’është akoma kohë, siç nuk është as zhvillimi. Kjo sepse edhe historinë dhe zhvillimin i karakterizon njëfarë natyre e të qenit pasuese. Një “pastaj” pas diçkaje. Koha të paktën është një gjendje, element i shpirtit njerëzor që buçet jetë, dhe në të cilën ajo është e shtëpizuar si picërraku (salamanderi) në zjarr. Koha dhe kujtesa janë të hapura ndërsjellazi, si dy anë të së njejtës medale. Është krejtësisht e qartë që jashtë kohës s’mund të ketë as kujtesë. E sidoqoftë kujtesa mbetet një koncept jashtëzakonisht kompleks. Edhe kur do të donim t’i numronim të gjitha manifestimet e saj, sërisht nuk do të arrinim ta përfshinim shumën e gjithë atyre ndikimeve që ajo lë në ne.
Kujtesa është një nocion shpirtëror. Kur akëcili rrëfen kujtimet e tij nga fëmijëria, ateherë ai me këtë sigurisht se dëshmon se ka fituar mjaftueshëm material për të arrirë tek përshtypjet “mbi këtë njeri” (veten e tij). Njeriu që ka humbur kujtesën e tij, mbamendjen e tij, është i kapur në ekzistencë iluzive. Ai bie nga koha, dhe me këtë humb aftësinë e pasjes në duar të frerëve lidhës me botën e jashtme, e që kjo të thotë se është i dënuar të çmendet. Si qenie morale, njeriu është në atë masë i talentuar sa të zotërojë kujtesë që tek ai e zgjon ndjenja e pamjaftueshmërisë/papëkryeshmërisë.
Kujtesa na hap plagë dhe na bën të aftë për vuajtje. Kur shkencëtarët apo kritikët studiojnë kohën në literaturë, muzikë, a pikturë, ata interesohen për llojin dhe mynyrën e fiksimit të saj, në secilin nga rastet/shembujt veç e veç. P.sh. nëse studiojnë pjesë nga veprat e Joyse-it apo Proustit, ata analizojnë mekanizmin estetik të velit të së shkuarës mbi vepra, vel ky ekzistues në to, dhe në të cilat personazhi ruan kujtimet e përvojave personale. Ata studiojnë ato forma në të cilat koha fiksohet në art.
E megjithatë mua këtu më interesojnë kualitetet e brendshme morale që janë imanentë me kohën. Njeriu përgjatë kohës sa jeton ka mundësi që vetëveten ta njoh si qenie morale e aftë t’i bie pas tragut të së vërtetës. Koha për njeriun është një dhuratë edhe e ëmbël edhe e hidhur. Koha s’është asgjë tjetër veçse një afat i caktuar përgjatë së cilit njeriu në akordancë me shpirtin e tij, mundet dhe duhet t’i arrijë disa caqe mbartëse, përkatësisht reprezentime të ekzistencës së vet. Pashmangshëm, qarku që shtyp jetën tonë, e bën krejt të qartë përgjegjësinë tonë për veteëven dhe për njerëzit vërdallë nesh. Edhe vetëdija njerëzore është e varur nga koha, dhe ekziston vetëm në saje të saj.
Thuhet se koha është një gjë që s’kthehet. Kjo vlen vetëm për aq sa ajo që ka shkuar nuk mund të kthehet më. Por çdo të thotë realisht “e shkuar”, kur e shkuara për gjithësecilin nga ne mbars realitetin e patejkalueshëm të së sotmes në secilin moment që ikën? E shkuara është pashmangshëm larg më reale se e sotmja;…ose të paktën më stabile, më e qëndrueshme. E tashmja rrjedh, zhduket porsi rëra mes gishtërinjësh. Peshën e saj materiale e tashmja e fiton vetëm në kujtesë dhe në saje të saj. Në unazën e Solomonit, siç dihet shkruante: “gjithçka është e kalueshme”. Për dallim me këtë, do të doja ta orientoja vëmendjen tuaj në rikthimin e kohës si domethënie etike.
Për njeriun pra koha s’mund të rrjedh si rrëke e pa gjurmë, sepse në fakt ajo për të është një kategori shpirtërore e brendshme. Koha e (për)jetuar sforcohet në shpirtërat tanë, sikurse që përvoja e fituar në kohë. Shkaqet dhe pasojet kushtëzohen mes vete në një lidhje strikt të ndurarndurshme. Njëra shkakton, dhe njëkohësisht bëhet tjera, në një lidhje ciklike të pamëshirë, e që nëse do të mundinm për një moment ta përqëndronim këtë shumë totale, në një pikë fikse, do të mund të prezantohej si fat. Lidhja mes shkakut dhe pasojës, respektivisht kalimi nga një gjendje në tjetrën, është njëkohësisht një formë e ekzistencës së kohës; materializim i këtij nocioni në praktikën e përditshme.
Megjithatë shkakësori që shkakton një pasojë në asnjë rast nuk do të duhej të flakej tej, si një stad i parëndësishëm i një rakete të lanusar e që ka mbaron punën e saj. Kur përballemi me një pasojë, ne i kthehemi shkaqeve, burimeve të saj. Pra permes vetëdijes thënë formalisht, kthehemi prapa. Edhe në ndjenjën morale shkaku dhe pasoja mund të kushtëzohen ne atë ndryshimin e tyre konsisent që ua përshkon lidhjen, por që edhe në një rast të tillë njeriu kthehet në të kaluarën e tij. Gazetari sovjet Oçinikov, në kujtimet e tij nga Japonia, shkruan: “këtu ekziston një konsderiatë e atillë ndaj kohës, sipas të cilës koha shpalos thelbin e gjërave”.
Nga kjo japonezët në brazdat e rritës, vërejnë veçanërisht nxitje. Për këtë edhe i fascinon ngjyra e errët e ndonjë druri të vjetër; ndonjë shkëmb, e deri edhe gozhdat a leckat që dëshmojnë për gjurmët “fotografike” të kohës. Këto brazda krijimi ata i quajnë “saba”, që shprehimisht do të thotë ndryshk; saba është ndryshku që s’mund të imitohet; magji e së vjetrës, vule, prarim kohe. Një element i tillë bukurie si Saba mishëron lidhjes mes artit dhe natyrës. Rrjedhimisht japonezët priren që kohën ta koncipojnë si ndonjë lloj materiali artistik. Dhe kështu befshëm shpërfaqen asociacione të ngjashme me ato që pa Prousti kur kujtoi gjyshën e tij, e cila kur duhej t’i dhuronte ndokujt ndonjë dhuratë praktike, ndonjë servis, shkop për gjuajtje a të ngjashme, ajo zgjidhte gjithnjë gjëra klasike.
Pra gjëra që s’janë përdorur kohë të gjatë, prej nga edhe e kanë humbur përdorueshmërinë, dhe së këndejmi janë më të goditura si shkas bisede për epokat e mëhershme se sa për të kënaqur nevojat tona të përditshme. “Ta rignjallim ndërtesën e xhindëve, ndërtesën e kujtimit” pati thënë Prousti, kurse për mendimin tim, në këtë porces ringjallje a përjetësimi, arti i filmit duhet të luaj një rol special. Vizavi me këtë Saba, ky ideal i japonezëve është shprehimisht një buçim kinematografik, respektivisht ai është absolutisht material(izim) i ri. Koha bëhet lënde e filmit, një muzë e re me plot kuptimin e fjalës. Nuk do të dëshiroja askujt t’ia imponoj otëkuptimin time mbi artin filmik.
Veçse llogaris në faktin që publikut që i drejtohem e do filmin dhe di për filmin, më saktësisht që pjesëtarët e këtij publiku, personalisht janë representativë dhe kanë botëkuptimet e tyre mbi parimet e punës dhe veprave të artit në fjalë. Në thirrjen tonë dhe mbi të ka shumë paragjykime. Këtu nuk mendoj në traditat, por – thash – në paragjykimet, shabllonet mendësore dhe mjediset e përgjithshme që përvidhen përreth traditave e cila në fund edhe i topitë. E në terrenin krjimtaresk mund të arrihet diçka vetëm nëse jemi të çliruar prej paragjykimeve të tilla. Duhet pra ngritur atidutë personale; çati personale, natyrisht mbi ndonjë ide të shëndoshë, të cilën më pastaj, përgjatë tërë punës, do e ruash si dritën e syve.
Regjia e një filmi p.sh. nuk nisë ateherë kur bisedojmë me dragamturgun për skenarin; as gjatë punës me aktorët, por as gjatë takimit me kompozitorin. Regjia e një filmi pak a shumë lindë në momentin kur fotografia e filmit, i’a mbërrthin në hojin e syrit të brenshëm të njeriut që do e bëj filmin: regjisorit. Krucial këtu është fakti në është shkrepja vetëm një detaj i rrjedhës epizodike, apo vetëm parandjenjë e fakturës dhe atmosferës emocionale që filmi pritet ta reflekojë në skenë.
Mund të merret për regjisor vetëm ai i cili filmin që e bën, e ka së pari të qartë para sysh, dhe i cili përgjatë punës me ekipën filmike, di tabëjë punën – punë, pra ta realizojë atë njëmend. E megjithatë kjo akoma nuk shkon përtej stadit të pastër zanatit. Gjithsesi, edhe tek ky stad ka shumë nga ajo që e bën vetë artistiken por që s’është e mjaftueshme që një regjisor të mbiquhet artist.
Përktheu nga serbishtja, F.S.