Tare i nervozuar me referimin në Serie A: Tani është mjaft

Periskopi.com Sporti

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur edhe një herë rreth referimit të dobët drejt skuadrës së tij në Serie A.

Këtë herë shqiptari nuk ka kursyer edhe tonet e rënda pasi është i lodhur nga gabimet e gjyqtarëve.

“Tani është mjaft!”, ka thënë Tare në një intervistë për Corriere dello Sport.

“Të dielën në Cagliari kishte penallti të dyfishtë për Immobilen, por për Guidan ai simuloi dhe u ndëshkua për protestë”.

“VAR na ka marrë së paku 12-të pikë në tabelë, por edhe me gjashtë pikë ne tashmë do të ishim pothuajse të kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Liga ka qenë totalishtë e ç’rregulluar dhe nuk ne nuk e dimë se kush është vija mes gabimeve dhe fatit të keq”.

“Ky nuk duket më si futboll”, ka shtuar Tare. /Telegrafi/