Tani mund të bëni pazar në Instagram
Mbi 20 firma amerikane duke përfshirë Target, Levi’s, Kate Spade dhe Macy’s do të mund të japin detajet e blerjeve në postimet e tyre në Instagram.
Për të blerë ndonjë produkt në Instagram, do të shfaqet një link ‘Shop Now’ që do të lidh produktin e kërkuar në një faqe të re në Safari.
Ky opsion do të lehtësojë shumë blerjen në Instagram, duke e sjellur shërbimin direkt në aplikacion, pa pasur nevojë të vizitoni biografinë e një llogarie për të gjetur linkun për faqen e blerjes.
Instagram poashtu ka njoftuar se planifikon të sjell rekomandime për produkte të ndryshme dhe tiparin e ruajtjes së produkteve për t’i vizituar më vonë.
Tipari i ri për blerje në Instagram do të lansohet javën e ardhshme për disa përdorues të selektuar të iOS në SHBA.