Tani edhe kamioni i mbeturinave me guidë autonome, eksperimentohet nga Volvo në Suedi
Jo vetëm makina të së ardhmes për përdorim familjar, personal, taxi apo makinë me qira. Tani mjetet me guidë autonome mund të aplikohen edhe tek ato makina të stërmëdha që i vijnë në ndihmë komunitetit.
Për këtë është mëse i bindur kompania Volvo që në Suedi po teston një kamion me ngarkesë të madhe, që është i aftë të ndizet dhe të ngitet pa pasur shofer në timon.
Projekti i cuar para nga një kompani lokale që mbledh mbeturinat dhe bën riciklimin e tyre, Renova. Kjo e fundit synon të eksplorojë mënyrat se si automatizimi mund të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë rrugore, por edhe kushtet e punës për punëtorët. Gjithashtu guida autonome pritet të ketë impakt pozitiv është në reduktimin e ndotjes mjedisore.
Kamioni i mbeturinave ndjek një program duke u spostuar nga një kazan mbetjesh në një tjetër. Në këtë mënyrë thotë punonjësi ekologjik, mund të arrijë makinën pa iu dashur të ngjitët e të zbresë duke ngarë në timon për të shkuar në destinacion.
Mes avantazheve të tjera shkruan salloni automobilistik i Volvos, është dhe ai ai ambiental. Kamioni ka një guidë konstante për reduktimin në maksimun të konsumit të karburantit dhe emetimit të tij në ambient.