Tani akuzohet edhe për mashtrim: Fjolla Morina nuk është shtatzënë, gënjeu për t’i shpëtuar burgut
E “braktisur” nga familja dhe fansat, Fjolla Morina mëngjesin e kësaj të marte zbriti pa pranga nga furgoni i policisë, ndryshe nga dy djemtë që u arrestuan me të në makinë, të cilët ishin të prangosur.
Me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër COVID-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit.
Sipas mediave të Shqipërisë këngëtarja gënjeu për t’i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë.
Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit.
Mësohet se mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.