Tamam inshallah – Shprehja e famshme e Erdoganit kthehet kundër tij
Në media sociale ka filluar një fushatë masive, përmes së cilës po bëhet thirrje që presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan të japë dorëheqje, raporton Periskopi.
Kjo fushatë nisi pasi deklaratës së Erdoganit në Parlament, se nëse ‘populli një ditë thotë ‘mjaft’, atëherë do të largohet.
Bazuar në këtë deklaratë të presidentit që qeveris shtetin turk qe 15 vite, shumë turq kanë bërë publikime nëpër rrjete sociale me hashtag-un #TAMAM, që nënkuptohet si ‘mjaft’.
Ky hashtag është përdorur gati dy milionë herë që nga e marta në mbrëmja, nga shumë përdorues të medieve sociale, të cilët kritikojnë ashpër presidentin turk dhe kryetarin e partisë AK.
Kur ky trendi nisi të marrë hov në rrjete sociale, llogari proqeveritare u mobilizuan dhe filluan një kundërfushatë me hashtag-un #DEVAM, që në gjuhën shqipe nënkupton ‘Vazhdo’.
Kjo përplasje mes dy fushatave rivale është cilësuar si një nga ‘luftërat më të mëdha politike në histori të internetit’ nga profesori Akin Unver.
Madje, dikush ka shkuar edhe më larg.
Betejën mes fushatave #TAMAM dhe #DEVAM e ka cilësuar si luftë mes superheronjve, raporton Periskopi.