Tallja e Kurtit me qytetarët: Qeverisja e mirë, arsye për mos ta braktisur vendin – mergimtarët të kthehen në Kosovë

Tallja e Kurtit me qytetarët: Qeverisja e mirë, arsye për mos ta braktisur vendin – mergimtarët të kthehen në Kosovë

Nga mbledhja e partisë së tij, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij iu ka dhënë qytetarëve arsye jo vetëm që të mos largohen nga vendi, por edhe mërgimtarëve për t’u kthyer e për të jetuar në Kosovë.

Kurti tha se në qeveri “shumë punë e angazhim gjatë këtyre ende më pak se 4 vjet është bërë”.

 

Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe”, u shpreh Kurti, ndërsa iu bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

“Ejani përsëri për pushime verore në Kosovë. Ejani edhe për pushime jashtë stinës së verës. Ejani edhe për punë e kthehuni në vendlindjen tuaj dhe në Kosovën tuaj të dashur”, iu tha Kurti mërgimtarëve.

Madje ndërmarrësit, Kurti i ka ftuar që të investojnë.

“Juve që jeni ndërmarrës, ju themi investoni që të fitoni, jo sikur dikur, kontribuoni duke sakrifikuar, sepse Kosova po zhvillohet e po përparon. Bashkëatdhetarët janë pjesë e këtij suksesi e bashkë këtë edhe mund ta rrisim më tej, edhe ta përshpejtojmë gjithsesi”, tha Kurti.

Ai tha se punuan shumë e mençur “për sukseset të cilat kanë dalë në dritë tek sivjet”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
“Me Laburistët erdhi liria”, Osmani falënderon Britaninë për mbështetjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of…

Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e makinës

Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë…

“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda disiplinore

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të…

Ramadani: Prokuroria e disiplinoi pak Qeverinë, kanë shpallur procedurë të hapur për rezerva shtetërore

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria…

Hamza viziton një kompani vendore në Skenderaj: Sektorin privat do ta mbështesim pa asnjë rezervë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Agro-Florentina në Skenderaj, e…

Granti i Faton Pecit, ironizon Selmanaj: Familjarët janë për dasma dhe për një bakshish 100 mijë euro

Deputeti i LDK’së Driton Selmanaj, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së…

Reagon Abazi për 100 mijë eurot që Peci ia dha vëllait të Pacollit: Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit…

Peci deklarohet pasi vëllau i Fitore Pacollit mori 100 mijë euro grant: Unë nuk favorizoj individ

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata,…