Tallja brutale e fansave holandezë me fqinjtë që po e shikonin ndeshjen 30 sekonda me vonesë

Tallja brutale e fansave holandezë me fqinjtë që po e shikonin ndeshjen 30 sekonda me vonesë

Holanda po kalon nëpër një formë të mirë këtë Kampionat Evropian.

Skuadra e Frank De Boer filloi kompeticionin me një fitore zbavitëse 3-2 kundër Ukrainës.

Ata e ndoqën këtë rezultat me një fitore të rehatshme 2-0 kundër Austrisë, të enjten, transmeton Periskopi.

‘Oranje’ tashmë është kualifikuar në fazën e eleminimit direkt dhe është skuadra e vetme që tashmë është konfirmuar se fituese e grupit.

Memphis Depay është padyshim lojtari kryesor i holandezëve, teksa shënoi në mesjavë, por është dashur të shënonte të paktën edhe njëherë.

Ai madje pati një rast të artë të qëllonte edhe të dytin, por përpjekja e tij përfundoi mbi portë.

Derisa shumë fansa duhet të kenë qenë të frustruar me këtë huqje, një grup mbështetësish shfrytëzuan këtë mundësi për t’u tallur me fqinjtë.

Carlos van Erven dhe miqtë e tij po e shikonin ndeshjen në kohë reale në banesën e tyre.

Ata e vunë re se fqinjtë po e shikonin në kopësht me 30 sekonda vonesë.

Kështu që ata vendosën të tallen brutalisht me ta, teksa festua zhurmshëm huqjen e Depayt, për t’i bërë fqinjtë të mendojnë se ai kishte shënuar.

Veprimet e tyre ndikuan te fqinjtë, të cilët filluan të festojnë para se ta shihnin Depayn duke humbur mundësinë.

Videoja ka shkuar viral.

Shpërndaje në: