Tallet Nol Nushi i PSD’së: Qe dy prezantuesit e ri të lajmeve në RTK
Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Nol Nushi, është tallur me televizionin publik pas publikimit të një lajmi të një mediumi kontraverz boshnjak – tekst pa autor, pa fakte, pa kurrgjë hiç, në formë thashethemi të pastër – ku sulmoi rëndë Periskopin dhe Nacionalen si gjoja “media të Serbisë”.
Ky lajm nga i cili u distancuan edhe redaktorë e gazetarë me nam në RTK, u dha pastërisht si publikim me direktiva politike të partisë në pushtet.
“Rilind Gervalla nise reformat ne RTK. Prezanton dy prezantuesit e rinj te lajmeve ne RTK. Urime dhe suksese”, ka shkruar Nushi në Facebook.