Takumi Minamino i tregon Liverpoolit çka ka humbur me një gol brilant në debutim me Southamptonin
Kalimi në formë huazimi i Takumi Minaminos te Southamptoni kaloi nën radar disi.
”Shenjtorët” fillimisht iu afruan Liverpoolit në tentativë për ta transferuar Neco Williamsin, por pastaj u kuptua se mesfushori japonez ishte i disponueshëm, transmeton Periskopi.
26-vjeçari asnjëherë nuk e pati impaktin që e dëshironte në ‘Anfield’ dhe pritet të ketë minutazh më të madhe te Ralph Hsenhuttl.
Trajneri i Southamptonit u desh të ndryshonte diçka, pas humbjes 9-0 të skuadrës së tij kundër Manchester Unitedit – befasisht – humbja e dytë me rezultat të njejtë brenda 15 muajve.
Kështu, Minamino u inkuadrua direkt në formacionin startues kundër Newcastlet.
Kjo e fundit arriti një epërsi 2-0 falë golave nga Joe Wilock dhe Jan Bednarek (autogol).
Por Minamino arriti të ngushtojë diferencën me anë të një goli brilant me të majtën në minutën e 30-të.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
MINAMINO!!!! WHAT A GOAL! pic.twitter.com/dwXNo1fZNq
— Watch LFC (@Watch_LFC) February 6, 2021