Takohen Sorensen dhe Barduani: Diskutuan për përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit

Takohen Sorensen dhe Barduani: Diskutuan për përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, publikuar në rrjetin social Facebook.

“Ata diskutuan mendimet për tema të ndryshme, përfshirë sigurinë afatgjatë në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në komunikatë.

Barduani, gjatë takimit, ka theksuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, në dobi të sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Shpërndaje në: