Takohen deputetët e LDK-së dhe PD-së, Gashi: E djathta po rikthehet, fitorja po vjen në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri
Grupi Parlamentar i LDK-së është takuar sot me deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, shkruan Periskopi.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se kanë diskutuar për temat që i shqetësojnë të dy vendet.
Gashi tutje ka theksuar se e djathta po rikthehet dhe se fitorja po vjen, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
“…Diskutuam për temat që i shqetësojnë të dy vendet tona, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërpartiak të së djathtës e mes dy partive simotra. E djathta po rikthehet; fitorja po vjen, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.”
Postimi i plotë: