Takimi Trump – Zelensky, Maliqi: Shënjues i çarjes më të madhe të perëndimit që nga fundi i Luftës së Dytë

Takimi Trump – Zelensky, Maliqi: Shënjues i çarjes më të madhe të perëndimit që nga fundi i Luftës së Dytë

Politologu Agon Maliqi ka komentuar konferencën e tensionuar në mes të presidentit të ShBA-së, Donakt Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Vlolodimir Zelensky.

Ai ka bërë me dije se takimi në mes të dy presidentëve nuk i ka lënë shije të mirë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se ky takim ia la shijen e përçarjes së Perëndimit.

“Historia moderne shpesh prodhohet, dhe epokat thyhen, nga momente televizive që e kristalizojnë dhe e nxjerrin në sipërfaqe tensionin dhe shkundjen tektonike. Slloba para kamerave në Fushë Kosovë me fjalinë e famshme: “Niko ne sme da vas bije!” Zvonimir Boban duke u rrahur me policë në ndeshjen plot tensione Dinamo-Zvezda në Zagreb. Skena që jepnin kumtin se diçka e madhe është çarë prapa fasadës së Jugosllavisë. Nuk kaloi gjatë dhe ky shtet nuk ishte më. Nuk e di pse, por ky takimi në mes të Trump dhe Zelensky ma dha shijen e njëfarë ngjarjeje tillë me përmasa botërore, si shënjuese e çarjes më të madhe të perëndimit që nga fundi i Luftës së Dytë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: