Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën – mësohen detaje

Dje, Keith Kellogg u takua me Zelenskyn në Kiev mes tensioneve midis Ukrainës dhe SHBA-së, ndërsa Uashingtoni nisi diskutimet me Rusinë pa ukrainasit.
Një konferencë shtypi e planifikuar pas takimit të tyre u anulua papritur – për të cilën një zyrtar ukrainas tha se ishte bërë me kërkesë të SHBA-së, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Zelensky tha më vonë se ai kishte një “diskutim të mirë” me Kellogg.
Ndërsa së fundmi është deklaruar edhe i dërguari i SHBA-së.
Në rrjete sociale ai shkroi: “Një ditë e gjatë dhe intensive me udhëheqjen e lartë të Ukrainës.”
“Diskutime të gjera dhe pozitive me Zelenskyn, udhëheqësin e guximshëm të një kombi në luftë dhe ekipin e tij të talentuar të sigurisë kombëtare”, shtoi ai.
Ndryshe, lavdërimi i tij për Zelenskyn shënon një kontrast me komentet e ashpra të Donald Trump për udhëheqësin ukrainas, të cilin ai e etiketoi një “diktator”.