Takimi i nesërm në Bruksel, Stano: Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre në procesin e normalizimit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në një konferencë për media, ai është deklaruar edhe për agjendën e takimit të nesërm.
“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.
Nuk është ende e qartë nëse do të kenë takim të përbashkët, apo vetëm veç e veç me zyrtarët e BE-së.