Takimi i Hisen Berishës me Martin Berishajn, vjen reagimi i parë prej PDK-së
Përparim Gruda nga PDK, në konferencën e sotme për media, është pyetur për takimin e deputett të PDK’së Hisen Berishës me ambasadorin Martin Berishaj.
Ai ka thënë se qëndrimi i tij personal është që ky takim ka qenë gabim.
“Unë mendoj që kjo pyetje duhet t’i drejtohet kryetarit të partisë, Memli Krasniqi apo dikujt nga struktura udhëheqëse, unë këtu nuk mund të flasë në emër të PDK, personalisht mund të them është një gjë e gabuar që e ka bërë deputeti i PDK’së por ky është qëndrimi im personal”, tha ai.
Më 29 mars, Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.