Takimi Bjellorusi – Zvicër: Trajneri i njohur kosovar tregon se a do të jetë lokacion i rrezikshëm Novi Sadi për futbollistët shqiptarë
UEFA ka vendosur që Bjellorusia ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 ta zhvillojë në Novi Sad të Serbisë.
Bjellorusia ndeshjen e parë e zhvillon me Zvicrën me 25 mars pasi janë në të njëjtin grup, kështu Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari do të udhëtojnë drejtë Serbisë, shkruan Periskopi.
Bjellorusisë i janë vendosur sanksione të ashpëra kjo për përkrahjen e pushtimit rus të Ukrainës. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase, por do të duhet ta luajë çdo ndeshje në një vend tjetër.
Por, a do të jetë ky loakcion i rrezikshëm për treshën e futbollistëve shqiptarë që janë te Zvicra duke e ditur të kaluarën si dhe rastet e fundit në Kupën e Botës.
Periskopi ka kontaktuar me trajnerin dhe njohësin e futbollit në vendin tonë, Genc Sermaxhaj për të marrë një koment rreth kësaj situate.
Trajneri tha se vendosja e këtij lokacioni do të jetë testi i radhës për serbët që në rast se thyen rregullat të marrin dënime më të mëdha.
“Mbase kanë mundur të vendosin një vend tjetër për të luajtur që të evitojnë edhe incidentet më të vogla. Megjithate mendoj se ndeshja mund të kaloj pa ndonje shqetësim të madh përveç ofendimeve të ndryshme drejtë Xhakës dhe Shaqirit. Ky mund edhe të jetë një test i radhës për serbët që nëse thyejnë ndonjë rregull, të marrin një tjetër dënim më të merituar nëse Bjellorusët nuk e kanë në duar organizimin e ndeshjes. Megjithatë ky vendin mund edhe të ndryshoj nëse shihen tendenca të ndryshme në rrjete sociale nga grupe të ndryshme për mos mbarëvajtjen e mirë të ndeshjes, dhe tensioneve që mund të vijnë në ndeshje. Mund të jetë edhe arsyeja tjetër që UEFA deshiron të normalizojë marrëdheniet mes këtyre dy kombetareve, por gjithçka mbetet të shihet nëse do të luhet përfundimisht ndeshja në Novi Sad apo diku tjetër”, tha Sermaxhaj.
Kujtojmë se dyshja shqiptare e Zvicrës i ishin akterët kryesorë për eliminimin e Serbisë në dy botëroret e fundit në fazën e grupeve. Më 2018, Xhaka e Shaqiri shënuan dhe festuan me shqiponjë. Edhe në ndeshjen e fundit në “Katar 2022”, takimi u përcoll me shumë incidente. Madje, Xhaka e festoi fitoren duke mbajtur vesh fanellën e futbollistit tjetër shqiptar të Zvicrës, Ardon Jashari. Serbët këtë e konsideruan provokim të rëndë. A do të jetë siguria në nivel për futbollistët shqiptarë?/Periskopi/