Takim ‘sy më sy’, Kurtin e Krasniqin i shoqëruan Kusari e Tahiri

Takim ‘sy më sy’, Kurtin e Krasniqin i shoqëruan Kusari e Tahiri

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka dërguar fotografi në adresë të mediave nga darka me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në takim, të pranishëm ishin edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Takimi ka përfunduar para pak minutash dhe në fjalën e tij para mediave, Memli Krasniqi, shprehu gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje. Ai konsideron se qeverisja deri këtu nuk ka qenë e duhura.

Ai tha se takimi ishe në “relacione normale”, pavarësisht dallimeve që i kanë.

“Duhet të jemi në funksion të interesit qytetar”, tha Krasniqi.   

 

Kurti pas takimit me Krasniqin: Zgjedhjet e ardhshme më mirë të mbahen gjatë vjeshtës apo në pranverë

Krasniqi thotë se në takim me Kurtin kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme

Shpërndaje në: