Takim i fshehtë Juve-Wanda, huazimi i Icardit temë diskutimi

Takim i fshehtë Juve-Wanda, huazimi i Icardit temë diskutimi

Të përpiktë si tani, në çdo seancë merkato, prej dy vitesh qarkullojnë zërat për një interesim të Juventusit për Mauro Icardin. Këtë herë detajet për ish-qendërsulmuesin e Interit, tashmë jo tamam në qendër të projektit të PSG, vijnë nga Franca.

Sipas asaj që raportohet nga portali Footmercato, javën e kaluar presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka pasur një bisedë me Wanda Narën, bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit argjentinas, për të kuptuar realizueshmërinë e një huazimi me të drejtë blerje me klubin parizien që në janar.

E sigurt është se bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi, duke pasur parasysh mungesën e golave të sulmuesve të tij në këtë pjesë të parë të kampionatit, dhe kësaj i duhet shtuar se negociatat me PSG, që për momentin nuk është ulur në tavolinë, sigurisht nuk do të ishin të pamundura: nga Franca përsërisin faktin se drejtori sportiv Leonardo nuk do të vërë veton ndaj shitjes së Icardit, pavarësisht se Neymar është i dëmtuar.

Pengesa më e madhe ka të bëjë me pagën e lojtarit që është 12 milionë euro bruto në sezon.

Sipas L’Equipe, e cila zbuloi lajmin, bëhet fjalë për 9.2 milionë euro neto në vit. Një shifër që Juve për momentin, megjithatë, nuk mund tia garantojë sulmuesit argjentinas.

Shpërndaje në: