Tajlanda zgjat programin për heqjen e vizave ndaj Kosovës

Tajlanda zgjat programin për heqjen e vizave ndaj Kosovës

Për 60 ditë pa vizë në Tajlandë do të mund të qëndrojnë edhe shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Autoritetet tajlandeze morën vendim që 17 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova e Shqipëria, të mund të vizitojnë vendin pa vizë ose të pajisen me një vulë 60-ditore, me qëllim që kjo të nxisë turizmin, ka shkruar “Nationthailand”.

Aty bëjnë pjesë edhe Guatemala, Xhamajka, Jordania, Maroku, Panamaja, Sri Lanka, Maroku, Panamaja, Kuba, Uruguai, Kuba, e të tjera.

Tajlanda, me kryeqytet Bangkokun, është shtet aziatik me rreth 70 milionë banorë.

Ajo e ka njohur Republikën e Kosovës më 24 shtator 2013.

Shpërndaje në: