Tahiri uron Ditën e Çlirimit: Udhëheqja dhe Amerika e sollën lirinë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka uruar Ditën e Çlirimit.
Ajo ka vlerësuar se lirinë e kanë sjell udhëheqja e Kosovës dhe Amerika.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar fotografinë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ish-presidenti të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“E gezofshim perjete Diten e Clirimit – populli trim, udheheqja dhe Amerika e sollem lirine pas 100 vjet roberie! Krenari dhe lavdi per te gjthe – lavdi te reneve per liri 🇦🇱🇽🇰 – flamuri shqipar na priu!”, ka shkruar Tahiri.