Tahiri: Populli i Kosovës po portretizohet si agresor, Ura e Ibrit letër elektorale e Kurtit

Tahiri: Populli i Kosovës po portretizohet si agresor, Ura e Ibrit letër elektorale e Kurtit

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Ekonomia Online, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, por që këtë gjë kryeministrin Albin Kurti e ka për qëllime elektroale.

Ai ka thënë se Kurti po flet për Urën e Ibrit pasi nuk po ka rezultatet të qeverisjes së tij.

“Ura e Ibrit duhet të hapet sepse funksionin e vetë e ka me lidhë një pjesë më një pjesë dhe nuk ka asnjë dilemë me këtë temë. Problemi është që Kurti, duke mos pasur asnjë sukses dhe asnjë mundësi me u ballafaqua me pjesën tjetër për rezultatet qeverisëse, ai e ka për qëllim të gjithë neve me na lidhë për ure dhe me fol vetëm për Urën e Ibrit dhe kur do të hapet, çfarë ngjyre do të vendoset në urë, maksimumi i peshave që do të kalon i testimeve. Këtë e ka letër e ka letër elektorale dhe nuk e ka letër shtetërore politike dhe këtë letër elektorale shumë njerëz e shohin si një vepër shumë e madhe, por nuk është shumë e madhe”. – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë është gabim që Kosova të portretizohet si agresor.

“Sot gjendja në veriun e Kosovës ka ndryshime, por këto ndryshime nuk janë të qëndrueshme. Ne duhet që shtetin e Kosovës, ligjin dhe rendin ta shtrojmë në atë pjesë duke e respektuar kushtetutën dhe vendimet tona. Kosova kurrë nuk do të kthehet në Serbi, dhe kurrë të mos presë asnjë qytetarë i Kosovës që politika e Serbisë e Vuçiqit apo e atyre të tjerëve që do të vijnë pas tij do të ndikojë. Ne duhet ta kemi politikën tonë strategjike për mos me i bë dy apo tri gabime të cilat gjithmonë Serbia është munduar të na shtyjë neve. Gabimi i parë është me portretizua shqiptarin e Kosovës si agresor. Ne nuk jemi agresorë, por jemi viktima dhe këtë e dinë historia, dhe në asnjë situatë nuk guxojmë t’i japim argument dikujt, dhe kjo ka ndodhë me zgjedhjet ku legjitimiteti me votë është tepër i dobët i këtyre kryetarëve.” – ka thënë Tahiri.

Shpërndaje në: