Tahiri: Përmes kapelës, Qeveria ka vendos me i mbulu krimet e veta

Tahiri: Përmes kapelës, Qeveria ka vendos me i mbulu krimet e veta

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitarë në Kuvendin e Kosovës. Kjo seancë është thirrur për të diskutuar për skandalet e fundit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Periskopi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri drejtoi kritika të mëdha ndaj qeverisë si për përgjimet e Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Po ashtu ai ceku edhe bisedën e shefes të GP të VV-së, Mimoza Kusari me terroristin serb, Milan Radojiçiq si dhe korrupsionin për ambalashuesit e ujit.

“Para se me fol për kapelat. Po e ngris një çështje tjetër, në këto momente vendosa me pa për kureshtje a është duke e trasmetuar RTK këtë seancë live dhe e pashë që RTK në këtë moment në programin qendror paska vendos me transmetu një konferencë të kryeministrit Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale, ndërsa Kuvendin e Kosovës institucionin që e ka themelu këtë institucion paska vendos me qit në RTK 3, pra kjo nuk ka ndodhë kurrë, asnjëherë. Këto kapelat e LVV e Dejonës që janë në RTK janë duke e bë këtë krim, dhe kjo është një tendencë me mbytë zanin opozitar…” , deklaroi Tahiri në Kuvend.

 

 

Shpërndaje në: