Tahiri përmend skandalet me grante: Votimi i këtij buxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale

Tahiri përmend skandalet me grante: Votimi i këtij buxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet rreth projektbuxhetit për vitin 2025. Shefi i GP të PDK’së ka thënë se pas gjithë këtyre skemave kriminale së fundmi, nuk duhet as të vihet në votim në lexim të dytë ky buxhet.

Ndër të tjera, Tahiri deklaroi:

“Në emër të PDK’së kërkojmë që ky buxhet mos vihet fare në votim në lexim të dytë . Tashmë ka dalë një mori e planifikimeve kriminale, duke filluar nga MBPZHR që janë planifiku nga viti 2023 për vitin 2024 dhe fatkeqësisht ato projekte do të vazhdojnë edhe në 2025. Votimi i këtij projektbuxheti do të thotë mbështetje e një planifikimi kriminal, mbi ato subvencione e grante të planifikuara dhe tashmë kanë filluar të marrin parat, pikërisht ata njerëz që janë involvuar në këto skema kriminale dhe votimi i këtij projektbuxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar”, deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të PDK ‘së, Abelard Tahiri.

Shpërndaje në: