Tahiri për takimet e Hamzës në Washington: Kryeministri i strukur n’shpi, cili shtet është i rëndësishëm në kokën e Kurtit antiamerikan
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e Bedri Hamzës në SHBA, duke thënë se i rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën.
Tahiri ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se kurrë nuk e ka parë rëndësin e Amerikës për Kosovën dhe shqiptarët.
Më tej, ajo ka thënë se ende nuk dihet se cili është shteti i rëndësishmë në kokën e Kurtit, të cilin e ka quajtur antiamerikan.
“Kryeministri i strukur n’shpi, Ministrja e jashtme po ashtu- Bedri Hamza keto dite rihapi dyerte e Shtepise se Bardhe per Kosoven – po skishte si te jete ndryshe Kur per Kurtin ishte shtepi e ngjyrave tjera, ai kurr nuk e ka pare rendesine Amerikes per Kosoven dhe shqiptaret – ende sdihet cili shtet eshte i rendesishem ne koken e Kurtit antiamerikan…”, ka shkruar ajo në Facebook.