Tahiri për Osmanin: Presidente e paradokseve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cilat sot ka thënë se drafti i Asociacionit nuk do të kalojë testit e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se presidentja Osmani e ka ndërruar qëndrimin rreth kësaj çështje, transmeton Periskopi.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Osamni është presidente e paradokseve.
“Presidentja e paradokseve – njehere dha verejtje zyrtare per dokumentin e statutit te asociacionit te hartuar nga BE qe nenkupton se e ka pranuar asociacionin e BE-se por me verejtje (ne takimin qe pati me Sorensenin) ndersa sot e hodhi poshte duke thene se ky statut nuk duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuese – por nuk eshte cudi, sepse eshte kjo presidente qe ishte gojembyllur tere kohen ndersa foli kur u permenden zgjedhjet ne Kosove, me frike se po e shkarkohet…”, ka shkruar Tahiri.