Tahiri: PDK nuk e voton buxhetin për vitin 2025, shpresa e vendit është Bedri Hamza

Tahiri: PDK nuk e voton buxhetin për vitin 2025, shpresa e vendit është Bedri Hamza

Partia Demokratike e Kosovës u është bashkuar partive opozitare, LDK dhe AAK për të mos e votuar buxhetin për vitin 2025, raporton Periskopi.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në Facebook ka shkruar se ‘’buxhetet e miratuara ndër vite nga qeveria aktuale, nuk kanë lënë kurrfarë gjurme, as në zhvillim, as në mirëqenie as në ekonomi’’.

Postimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u caktua që ditën e hënë me 11 nëntor, të sillet për miratim buxheti për vitin 2025. Buxhetet e miratuara ndër vite nga qeveria aktuale, nuk kanë lënë kurrfarë gjurme, as në zhvillim, as në mirëqenie as në ekonomi. Duke qenë plotësisht të bindur se Kosova mundet më mirë, ne nuk do ta votojmë këtë buxhet. Shpresën, mirëqenien dhe angazhimin për ta bërë më mirë Kosovën, do ta reflektojë në buxhetin për vitin e ardhshëm, Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, me kryeministër Bedri Hamzën.

LDK dhe AAK s’voton buxhetin 2025, Kusari: S’është asgjë e re, ne e kemi shumicën parlamentare

Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, Qeveria ka bërë shkelje ligjore

“Buxheti 2025”, Tahiri: Do ta kundërshtojmë fuqishëm

Shpërndaje në: