Tahiri: Me ne rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurtë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se tubimi në Deçan ishte madhështor dhe me një rini të mrekullueshme, raporton GazetaBlic.Tahiri thotë se me ne rinia e Kosovës e ka një të ardhme të sigurtë.
Tutje ai thotë se vendimet që i ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj, do të jetojnë aq sa jeton shteti i Kosovë.Postimi i plotë:
Me ne Rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurtëSot, në këtë tubim madhështor të Degës së Aleancës në Deçan, me një rini të mrekullueshme, nuk jam për t’iu treguar se sa i mirë, sa udhëheqës i fortë, e sa i devotshëm është, Ramush Haradinaj. Sepse, ju e dini më mirë, është njeriu dhe vëllai i juaj.
Jam këtu në Deçan, nga vendi ku rinia e këtij qyteti ka luftuar për liri në kohë të vështira, një rini e cila ka një angazhim të madh profesional, për të çuar tri porosi rinisë së Kosovës dhe për të kërkuar besimin tuaj:E para, pse AAK-ja me koalicionin e vetë, me kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj, del faqebardhë para qytetarëve të Kosovës. Sepse, në çdo përgjegjësi që e kemi pasur, si në nivelin qendror – dy herë kur ka qenë kryeministër, Ramush Hardinaj, edhe në kohën kur ka qenë lider i opozitës dhe në të gjitha përgjegjësitë që i kemi në komuna, në asnjë moment, askujt si kemi bërë dëm.
Me vendimet që i ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj, pra vendimet e tij do të jetojnë aq sa jeton shteti i Kosovë. Do të jetojë më Ushtrinë, me pavarësinë energjetike, me mundësitë që ia kemi krijuar vendit, me taksën 100% dhe me ndaljen e projektit më të rrezikshëm për Kosovës – shkëmbimin e territoreve. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë.I dalim faqebardhë secilit qytetarë, për shkak se kurrë Ramush Haradinaj nuk ka bërë dallim, të gjitha investimet komunale që sot i gëzojnë qytetarët që udhëhiqen nga komunat tjera, kanë qenë të miratuara në qeverinë e Ramush Hardinajt.
Çështja e dytë, lidhet me atë që është më e rëndësishmja sot – pse kryeministri ynë është ndryshimi dhe e ardhmja e sigurt? Sepse, në numrin 137 janë gratë dhe burrat më të devotshëm që ka ky vend. Prej numrit 1 deri në 110 janë gra dhe burra të dëshmuara në detyrën e vetë, në punën e vetë në secilin funksion që kanë pasur, mirëpo edhe në familjen e vetë. Janë njerëz që besimin e trajtojnë si të shenjtë.Çështja e tretë, pse rinia e Kosovës duhet t’i besojë AAK dhe Ramush Haradinaj? Për shkak se numri 137 – programi ynë zgjedhor, është garancia që secili i ri dhe secila e re do të gjejë një të ardhme të sigurtë në këtë vend, pa u ndjerë të diskriminuar. Programet tona janë konkrete dhe do të kthejnë besimin në shtet, sovranitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.